Gjesti e zë në befasi sigurimin amerikan në koncert, momenti bëhet viral

Gjesti po vazhdon turin e tij të koncerteve, këtë radhë përtej oqeanit.

E duket se energjia e zjarrtë me të cilën u shfaq me të mbërritur krah Era Istrefit, e ka përcjellë dhe në skenë.

Ai është shfaqur i ngarkuar me adrenalinë dhe disponim të lartë, çka është reflektuar menjëherë në performancën e tij live.

Një moment i veçantë nga koncerti është bërë viral në rrjet, teksa këngëtari ka përfshirë papritur në performancë një nga pjesëtarët e sigurimit. Duke iu afruar në mënyrë spontane, Gjesti i ka bërë një lëvizje lozonjare truprojës që fillimisht u duk i habitur, por më pas ka reaguar me një pohim të lehtë me kokë dhe fjalën: “Nice”.

Ky ndërveprim i papritur është shpërndarë gjerësisht dhe ka shkaktuar shumë të qeshura në rrjet, duke dëshmuar edhe një herë aftësinë e Gjestit për të sjellë momente autentike dhe të paharrueshme në çdo performancë.

Ndiqeni të plotë këtë moment në videon më poshtë. 

https://www.instagram.com/reel/DK43Eo8sTH-/?igsh=eHI1azI0dzZ2NGIx

More posts