Një situatë aspak e zakonshme ndodhi në emisionin “Goca dhe Gra”, ku e ftuar ishte shkrimtarja ikonike Mimoza Ahmeti. Aktorja dhe opinionistja Egla Ceno, me sjellje të përulur dhe dashamirëse, i kërkoi Mimozës një autograf në librin që ajo kishte sjellë me vete. Por ajo që pasoi befasoi publikun: Ahmeti refuzoi ta firmoste, duke thënë se ishte një kopje personale pune dhe se nuk i dhuronte libra askujt.
E la si ‘pemë’ pa autograf, Egla i kthehet Moza Ahmetit

Ngjarja ndezi diskutime në rrjet dhe u përjetua si një akt përçmues nga publiku. Por reagimi i vërtetë erdhi më vonë, përmes një letre të gjatë publike që Egla Ceno postoi në Instagram, e cila po bën xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale.
Letra fillon me një ironi të hollë:
“E dashur Moza, ose më saktë: Moza që u ngrit mbi dorëshkrimet e një epoke, që hëngri metafora me lugë floriri e na mësoi të mos i kërkojmë dedikim poetëve, sepse ata janë mbi ne – si retë, si mjegulla, si keqkuptimi.”
Egla zbulon se ndodhej në një situatë personale të vështirë kur vendosi të reagojë:
“Po të shkruaj një letër publike nga fundi i një shtrati spitali ku shtrirë është nëna ime, sepse… le të themi që ti e meriton.”
Në vijim, ajo përshkruan momentin e refuzimit me një ton përçues:
“Ti nuk ma dhe. Keqardhje? Jo. Habi? As që bëhet fjalë. Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz.”