Kryeministri nuk ndalet! Rama lëshon një tjetër “ultimatum”: Kush do të dënohet…

Prej 1 jave ka nisur aksioni në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga lokalet që kanë nxjerrë çadra dhe tavolina.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ku shkruan se aksioni ka prodhuar çlirim për këmbësorët.

Rama paralajmëron se lokalet që rezistojnë të heqin vullnetarisht tendat e hekurit, sipas tij, do të largohen nga autoritetet shtetërore dhe pronarët do të gjobiten rëndë.

Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave. Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”, shkruan Rama.

More posts