Durrsaku me pistoletë silikon bllokon pamjen e kameres të pallatit , bie papritur !

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në një pallat në lagjen nr 13 në qytetin e Durrësit.

Në pamje duket një burrë, mbase në gjendje të dehur, i cili mban në dorë një pistoletë silikoni. Ai hip mbi bordurën e sheshpushimit dhe zgjat pistoletën e tij drejt kamerës së sigurisë që është vendosur në hyrje të pallatit.

Në një moment ai humb ekuilibrin dhe rrëzohet, për tu ringritur pak çaste më pas e për të vazhduar misionin e tij, ‘t’i bllokojë fushëpamjen kameras’. Nuk dihet se për çfarë arsye ai ka zgjedhur të zërë syrin e kamerës me silikon, por administratori i pallatit është i shqetësuar me sjellje të tilla të banorëve të cilat me sa duket janë të përsëritura.

Administratori i pallatit tha për JOQ Albania se disa banorë nuk dinë të jetojnë në komunitet me prona të përbashkëta. Sipas tij, disa banorë përveç se nuk paguajnë detyrimet e përbashkëta, mundohen të shkatërrojnë dhe ambientet e komunitetit.

“Ju lutem publikojeni në mënyrë që të ndërgjegjësohen se çfarë është të jetosh në komunitet dhe të mos përpiqen të na dëmtojnë më pronat e përbashkëta që banorët e tjerë kanë paguar,” shkruan denocnuesi.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje JOQ. Dua te bej nje denancim. Jam administratori i nje pallati ne lagjen 13 plazh, Durres zona Iliria.

Dua te paraqes nje shqetesim qe lidhet me banoret qe nuk paguajne per detyrimet e perbashketa qe mundohen me cdo kusht te shkaterrojn ambientet e perbashketa. Si ky person qe mbreme ka demtuar kamerat e sigurise jane te shumte duke perfshire doktora e deri tek shitesit ambulant.

Ju lutem publikojeni ne menyre qe te ndergjegjesohen se cfare eshte te jetosh ne komunitet dhe te mos perpiqen te na demtojne me pronat e perbashketa qe banoret e tjere kane paguar.

More posts