A është kjo fillimi i luftës së madhe? SHBA dhe Izraeli bashkë në betejë ajrore kundër Iranit!

Kriza në Lindjen e Mesme po thellohet, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hyrë fuqishëm në veprim për të ndihmuar Izraelin të përballojë sulmet raketore nga Irani.

Burime izraelite për CNN kanë konfirmuar se SHBA ka asistuar drejtpërdrejt në rrëzimin e raketave iraniane, të cilat synonin zemrën e Izraelit natën e së premtes.

“Strukturat tokësore amerikane kanë identifikuar dhe kapur disa nga raketat në fluturim,” thanë zyrtarë amerikanë, duke shtuar se ende nuk janë përdorur avionët luftarakë apo anijet luftarake në operacion – por ato janë në gatishmëri.

Pentagoni ka vendosur anije shkatërruese të Marinës pranë brigjeve izraelite, për të krijuar një perimetër mbrojtës ndaj çdo sulmi të mëtejshëm nga Irani apo aleatët e tij rajonalë. Ky pozicionim strategjik është pjesë e një operacioni të heshtur, por vendimtar, për të ruajtur balancën në rajon.

“Ky është një bashkëpunim i nivelit më të lartë ndërmjet forcave amerikane dhe sistemit të mbrojtjes izraelit,” theksojnë burime të Pentagonit.

Në sulmin masiv të prillit 2024, Irani lëshoi mbi 300 predha – përfshirë 170 dronë dhe 120 raketa balistike – por ushtria izraelite, me ndihmën e aleatëve si SHBA, rrëzoi 99% të tyre, duke evituar një katastrofë të mundshme.

More posts