Gjithçka falas! Askush nuk e dinte: Ja plazhi më i “veçantë” i Shqipërisë…

Poshtë Kalasë 200-vjeçare të Ali Pashës ndodhet plazhi i Porto Palermos. Një hapësirë e vogël, me ujë të kristaltë e guralecë të bardhë që tërheq thuajse çdo pushues që përshkon rivierën jugore.

“Kisha dëgjuar që poshtë Kalasë së Porto Palermos është një plazh i aksesueshëm nga të gjithë, shume i bukur dhe me uje shume transparent”, thotë turisti.

Pa shezlongë, plazhi FALAS dhe i aksesueshëm nga të gjithë. Plazhi në gadishullin shkëmbor është kthyer në një atraksion të padiskutueshëm të të gjithë atyre që vizitojnë jugut e Shqipërisë.

“Jam nga Fieri, në plazh vij këtu vij për herë të parë. Ujerat janë shume te pastra, edhe njerëz nuk ka shume. Kombinimi i malit me detit duket shume bukur. Jam pozitiv qe nuk duhet te paguash shume leke për të bërë vetëm disa ore plazh”, shprehet një tjetër turist.

More posts