Një detaj që nuk i ka shpëtuar syrit të fansave ka ngritur dyshime për raportin mes Oltës dhe Gertës Gixhari.
Olta dhe Gerta Gixhari nuk i ndjekin më njëra-tjetrën? Çfarë po ndodh mes motrave më të famshme të BB?

Të njohura për publikun shqiptar si dy prej femrave më karizmatike të “Big Brother”, motrat Gixhari kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes jo vetëm për karakterin e tyre, por edhe për raportin që ndajnë si motra.
Por së fundmi, ndjekësit kanë vënë re diçka që i ka shqetësuar: mungesën e çdo pëlqimi apo komenti mes tyre në rrjetet sociale. Në një kohë kur çdo klikim numërohet dhe çdo ndërveprim është një mesazh i heshtur, kjo heshtje ka bërë bujë.
A është kjo një shenjtë e një ftohjeje të re mes tyre? Apo thjesht një zgjedhje personale për t’u distancuar nga vëmendja mediatike?
Nuk është hera e parë që marrëdhënia e tyre është vënë në diskutim. Edhe në të kaluarën, është raportuar se Olta dhe Gerta kanë kaluar periudha ku nuk kanë qenë afër si motra. Megjithatë, ato gjithmonë kanë ruajtur një farë diskrecioni publik, duke mos e ekspozuar hapur asnjë konflikt të mundshëm.