Detaje tronditëse janë zbuluar nga tragjedia e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Elbasan.
Dhimbje pa fund: Dy fëmijë mbyten në prani të nënës – rrëfimi që të përlot

Dy fëmijë të mitur, vëllezër të moshës 8 dhe 10 vjeç, kanë humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u mbytën në ujë, teksa ndodheshin bashkë me nënën e tyre duke ruajtur bagëtitë.
Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, fëmijët kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e kushteve të sigurisë i kanë marrë përpara, pa mundur të dalin më në breg. Ndonëse u kërkuan për disa minuta, trupat e tyre u gjendën pa shenja jete.
Familjarët janë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa komuniteti është i tronditur nga humbja e dy jetëve të njoma. Një ditë e zakonshme në fshat u kthye në një makth që do të mbahet mend gjatë.