Një fluturim i kompanisë SkyWest me destinacion Detroit u detyrua të bëjë një ulje emergjente të enjten në mbrëmje, pasi një pasagjer u bë agresiv dhe tentoi të hapte derën e avionit gjatë fluturimit.
EMRI/ Momente PANIKU në SHBA, 23-vjeçari shqiptar konfliktohet me stjuardesën dhe tenton të hap derën e emergjencës!

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), fluturimi SkyWest 3612 u ul në Cedar Rapids pasi ekuipazhi raportoi një “prishje të rendit nga një pasagjer”.
Në momentin e uljes, autoritetet arrestuan Mario Nikprelajn, 23 vjeç, me profesion kuzhinier. Në bord ndodheshin gjithsej 67 pasagjerë.
Fluturimi kishte nisur nga Omaha në orën 17:30 me orën lokale dhe bëri ulje në Aeroportin e Iowa-s Lindore rreth një orë më vonë.
Gjatë udhëtimit, piloti i raportoi kontrollit të trafikut ajror se “pasagjeri është aktualisht në konflikt fizik me një anëtar të ekuipazhit dhe po përpiqet të hapë derën e emergjencës.”