Një aksident tragjik ka ndodhur në Britani, ku një autobus që transportonte nxënës të shkollës së mesme doli nga rruga në zonën Exmoor, në perëndim të Somerset, nën rrethana ende të paqarta.
Tragjedi / Autobusi me 70 nxënës rrëshqet nga 6 metra lartësi – Viktima dhe dhjetëra të plagosur!

Sipas raportimeve nga BBC, të paktën një fëmijë ka humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se në autobus ndodheshin 60 deri në 70 persona, shumica prej të cilëve ishin nxënës që po ktheheshin nga një ekskursion.
Nga aksidenti, 19 persona janë transportuar me autoambulanca në spitale, ndërsa dy të tjerë janë evakuuar me helikopter për shkak të gjendjes së rëndë. Dy fëmijë ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Një banor i zonës, dëshmitar i ngjarjes, e përshkroi skenën si “tronditëse”.