Kreu i qeverisë në përmbylljen e takimit maratonë me përfaqësuesit e teknologjisë, u ndal edhe te një ambicie e radhës.
Rama ben deklaraten tr*nditëse: Ka ardhur koha qê..

Sipas Edi Ramës, deri në fund të kësaj dekade, qëllimi është që të gjitha pagesat dhe transaksionet të bëhen në mënyrë dixhitale, një synim që edhe më herët e ka cekur.
“Duhet ta kalojmë në një nivel tjetër agjencinë e inovacionit. Ajo që mbeti pa u thënë është që ne kemi dhe një ambicie tjetër që deri në fund të dekadës Shqipëria të jetë cash-less, pra transaksionet financiare të jenë digjitale, na duhet sforco e madhe, na duhet goxha sensibilizim, teknologjia nuk mungon.
Është plotësisht e realizueshme dhe do çlirojë vendin nga një barrë pluhuri dhe ferrash në jetën e përditshme, dhe e fundit që kam është që në atë dokumentin që do përgatisni të jenë sa më të lirë dhe kreativ, pa vendosur limit. Deri në fund gushtit të mund të firmosin marrëveshjen kuadër me qeverinë për bashkëpunimin mes nesh”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të konkluzioneve pas takimeve të zhvilluara me përfaqësues të teknologjisë dhe inovacionit u ndal tek zhvillimet për “Shqipërinë 2030” si edhe sfidat drejt Bashkimit Europian.