Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, foli edhe për momentin kur shkëmbyen batuta me kryeministrin Edi Rama në lidhje me procesin e legalizimeve.
Kryebashkiaku i Berishës: Kam marrëdhënie të mirë me Ramën, kur i shkruaj…

Qosja tha se pavarësisht se ai përfaqëson Partinë Demokratike në krye të Bashkisë së Kavajës, ka komunikim normal dhe për çështje pune me kryeministrin Edi Rama për të mirën e banorëve të Kavajës.
Qosja u shpreh se për çdo shqetësim ose çështje për të mirën e qytetit komunikon me kryeministrin Ramën.
“Nuk kam pse t’i tregoj planin e punës, por sigurisht që kam komunikim normal me kryeministrin, që të jem i sinqertë. Nëse kam një shqetësim për çështje zyrtare pune dhe për të mirën e qytetit, komunikoj dhe ai reagon. Në shumicën e rasteve ka reaguar pozitivisht. Pavarësisht se jemi kryebashkiakë të djathtë, të 5-të ne që përfaqësojmë PD-në, shkojmë në mbledhjet e Ramës me kryebashkiakët”, tha Qosja.