Një deklaratë e papërmbajtur dhe e konsideruar mosndjeshme, e bërë nga ministrja kubane e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Marta Elena Feitó, ka shkaktuar trazira politike dhe sociale në Kubë, duke çuar në shkarkimin e saj të menjëhershëm nga detyra.
E fundit! Shkarkohet ministrja e rendesishme, nuk u tolerua gafa e saj

Gjatë një transmetimi televiziv të drejtpërdrejtë më 15 korrik, Feitó deklaroi me një ton të prerë:
“Ne kemi parë njerëz që sillen si lypës, por nëse i sheh nga afër – duart e tyre, rrobat që mbajnë – janë të maskuar si lypës. Në Kubë nuk ka lypës. Ata kanë gjetur një mënyrë të lehtë jetese, për të fituar para pa punuar siç duhet.”
Këto fjalë të cilësuara si ofenduese dhe të shkëputura nga realiteti u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ngjallur zemërim të madh në popullatë, në një kohë kur kriza ekonomike, mungesat kronike të ushqimeve, ilaçeve dhe shërbimeve bazë kanë vështirësuar jetën e përditshme të miliona kubanëve.
Reagimi i menjëhershëm i Presidentit Díaz-Canel
Presidenti kuban, Miguel Díaz-Canel, reagoi publikisht dhe e kritikoi ministren për mungesë empatie dhe përçmim ndaj realitetit të qytetarëve, duke theksuar:
“Njerëzit që shfaqen në rrugë si të pastrehë apo që merren me lypje, janë rezultat i pabarazive sociale dhe problemeve të grumbulluara ndër vite. Të pambrojturit nuk janë armiqtë tanë. Ata janë një pasqyrë e dështimeve tona institucionale dhe ekonomike.”
Në një deklaratë zyrtare të publikuar të martën në mbrëmje, qeveria kubane informoi për shkarkimin e menjëhershëm të Martës Elena Feitó, duke theksuar se ajo “nuk tregoi objektivitet dhe ndjeshmëri në trajtimin e një çështjeje me rëndësi të madhe për politikat sociale të vendit.”