Ky interes masiv vjen falë bukurisë natyrore dhe pasurisë kulturore që ofron Shqipëria.
A e dini sa turistë vizituan Shqipërinë vetëm për 6 muaj? Shifra do t’ju habisë!

Shqipëria po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar për turistët e huaj.
ë vetëm 6 muajt e parë të vitit 2025, vendi ynë është vizituar nga 4.76 milionë të huaj, një shifër që tregon rritje të vazhdueshme në sektorin turistik.
Nga majat e Alpeve, tek brigjet e kristalta të Jonit dhe Adriatikut, deri te trashëgimia e UNESCO-s, fshatrat turistikë dhe kulinaria tradicionale, çdo pjesë e vendit është kthyer në një atraksion
Kryeministri Edi Rama theksoi sot se këto shifra janë dëshmi e një rritjeje të qëndrueshme të fluksit turistik dhe menaxhimit më të mirë të sezonit. Ai nënvizoi se vetëm në muajin qershor 2025, në Shqipëri hynë 1,329,204 turistë të huaj, më shumë se çdo muaj tjetër deri tani.