Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një detaj të vogël, por që ka ngjallur shumë diskutime në rrjetet sociale.
Nuk njihet më!” – Ndryshimi i papritur i Xhensila Myrtezajt habit rrjetin

Në një event mode ku ishte e pranishme së bashku me këngëtarin Sinan Hoxha dhe bashkëshorten e tij Andrra Destani, Xhensila ka pozuar e buzëqeshur, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e komentuesve është kurora e flokëve të saj.
Në rrjet ka nisur menjëherë të përflitet për një mbjellje flokësh, pasi në disa imazhe të mëparshme të këngëtares, është vënë re një linjë jo e zakonshme e flokëve, që sipas ndjekësve “nuk është si më parë”.
Ndërsa spekulimet vazhdojnë, askush nga stafi i këngëtares apo vetë Xhensila nuk ka reaguar për këtë detaj. A ka bërë vërtet një ndërhyrje për të perfeksionuar linjën e flokëve apo thjesht është ndihma e photoshopit? Këtë nuk e dimë ende.
E sigurt është që në fotot më të fundit, Xhensila shfaqet me një pamje shumë më të plotë dhe të rregullt në pjesën e flokëve – dhe ndjekësit e saj, si gjithmonë, nuk lënë gjë pa vënë re.