A ka shqiptarë ketu?” – Fjalët e Egli Takos shkaktojnë reagime të ashpra (VIDEO)

Egli Tako, e ftuar së fundmi për një performancë në një klub nate në Pejë, nuk tërhoqi vëmendje vetëm me zërin e saj, por edhe me një deklaratë që ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale.

Teksa këndonte këngën ikonike të Shkurte Fejzës “Mora fjalë”, këngëtarja ndaloi për një moment dhe iu drejtua publikut me pyetjen:

“A ka shqiptarë në Kosovë, apo vetëm kosovarë jeni?”

Koment që në pamje të parë mund të duket spontan, por që preku një çështje delikate dhe të ndjeshme për shumë qytetarë të Kosovës – atë të identitetit kombëtar. Ndarja mes termave “shqiptar” dhe “kosovar” ka qenë shpesh në fokusin e diskutimeve publike, përfshirë edhe debatet në formate televizive si Big Brother VIP.

Pavarësisht komenteve të shumta që pasuan në rrjet, Egli e vazhdoi natën pa incidente dhe me një performancë të zjarrtë, por momenti i pyetjes së saj mbetet ende një pikë e ndezur diskutimi.

More posts