Marjan Rroku, ish-agjenti i SHISH i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj në vitin 2001 në Tiranë, ka humbur një tjetër betejë në Gjykatën Kushtetuese.
Ish Agjenti i SHISH që vr*u të dashurën dhe nënën e saj merr LAJMIN e ZI, cpo ndodh ne jeten e tij

Kjo gjykata ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare një ankim të depozituar prej tij, duke lënë kështu të pandryshuar dënimin e marrë, si autor i vrasjes së Alda dhe Mbarime Canajt.
Ish-agjenti i SHISH, kërkoi të shfuqizojë vendimet gjyqësore të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë për mbylljen e tij të përjetshme në burg, raporton A2.
Në të njëjtin ankim ai kërkoi shfuqizim të tre shkallëve të gjykimit për vendimin që i refuzoi atij kërkesën për pavlefshmëri të urdhrit të ekzekutimit të vendimit penal të dënimit.
Sipas Rrokut, urdhri i ekzekutimit ishte i pavlefshëm, pasi ishte firmosur vetëm nga kryesuesi i trupës dhe jo nga dy anëtarët.