Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të martë në lidhje me aksionin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Forcave të Armatosura në zonën e Thethit, ku po shemben një numër i konsiderueshëm objektesh pa leje që ndodhen brenda Parkut Kombëtar.
Do jete e dh mbshme, por ska kthim! Edi Rama ben gati fortunen per Shqiperine ne BE, ja reforma rrenjesore qe do ndryshoje vendin

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar këtë aksion si pjesë të “Rilindjes Urbane 2.0”, një projekt i ri që, sipas tij, synon të përgatisë Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure, tek ato me konstruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të peizazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot”, shkruan kreu i qeverisë.
Ai shton se forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi derisa të jetë hequr edhe “mbeturina e fundit”, ndërkohë që ka mbetur për t’u shembur edhe një godinë masive, për të përmbyllur, siç thotë Rama, ekzekutimin e plotë të vendimeve të IKMT.
Në këtë deklaratë të fundit, Rama nuk përmendi tensionet që kanë shoqëruar aksionin në ditët e fundit, si përplasjet mes banorëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, apo faktin që një pjesë e ndërtimeve ishin bujtina të ndërtuara për qëllime turistike, që, sipas komunitetit vendas, po ndihmonin zhvillimin ekonomik të zonës.