Pas ditësh me heshtje, thumbime të nënkuptuara dhe deklarata të rënda publike, Ornela Murati, partnerja aktuale e Mevlanit, ka shpërthyer me një reagim të drejtpërdrejtë në Instagram, që s’ka lënë më vend për interpretime.
E pavlerë’, partnerja e Mevlanit i kthehet keq Livias

Ky reagim vjen pas postimit të Livias, ku ajo aludoi për një shtatzani të ndodhur “dy netë nëpër hotele”, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si nisi lidhja e Mevlanit me partneren e tij të re dhe duke lënë të kuptohet se ajo nuk e meriton titullin “zonja e situatës”.
Por Ornela nuk e la këtë të kalojë pa përgjigje.
Në një mesazh të gjatë, të ngarkuar me tone të forta dhe përçmim të hapur, ajo shkroi:
> “Më vjen keq që jeta jote është kaq bosh sa ke zgjedhur të jetosh në timen.”