Rama paralajmëron “sistem të ri” të furnizimit me naftë në Shqipëri: Çmimi i karburantit do të…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se shumë shpejt qeveria do të ndërmarrë një akt normativ që do të prekë furnizimin me naftë, me synimin për të rritur kontrollin shtetëror.

Rama tha se po punohet për ngritjen e një sistemi të ri të furnizimit me naftë, ku shteti do të ketë një rol të drejtpërdrejtë në realizimin e kontratave dhe garantimin e furnizimit.

Po punojmë intensivisht për një sistem të ri të furnizimit të naftës, domosdoshmëri dhe mundësi për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave dhe furnizimin me naftë. Që mendojmë se do të sjellë një kontroll më të madh në çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës”, tha Rama.

Kujtojmë që sa herë çmimi i naftës ngrihet në bursat globale nxitojnë ta rrisin edhe në Shqipëri, por kur në bursa ulet, oligarkët e Ramës e mbajnë çmimin e pandryshuar.

More posts