Do të rrafshohet”/ Rama i prerë tregon vendimin ekstrem: Sot konfiskohet edhe…

Ka nisur takimi i kryeministrit Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë.

Kreu i qeverisë tha se sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje te ligjit.

Sot do bëhet një konfiskim pallati në qytetin e Vlorës që është në shkelje të ndërtimit, Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, nuk kemi asnjë minutë për të humbur se kemi marrë përsipër të hymë në BE. Ta harrojë kushdo qoftë. Historia ndërto sot që të legalizosh nesër, nuk do ecë më. Çdo ngrehinë e ngritur në dëm të zonave të mbrojtura, do të rrafshohet. Nuk do ketë asnjë tolerancë e asnjë dialog në këtë proces. Të gjithë skuadrat që morën 83 mandate të jenë në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve të cilët pengohen çdo ditë nga ata që me guxim të tepërt dhe mbylljes së syve kanë pushtuar hapësirat publike. Tirana është zona më e nxehtë. Nuk ka lagje e bllok banimi që mos ketë zaptuesin e vetë. Ka filluar të behet një punë e mirë”, tha Rama.

More posts