Egli puthë Gjestin në koncert dhe turma elektrizohet ( VIDEO )

Disa javë më parë, Gjesti në një nga koncertet më të komentuara bëri xhiron e rrjeteve: puthja e bluzës me foton e Eglit dhe tij bëri jehonë të madhe.

Mbrëmë, Egli vendosi t’i kthejë Gjestit veprimin.

Para se të puthte një bluzë në skenë, ajo u shpreh: “E keni bërë Part 2-shin? Unë do ta puth, se jam mësuar t’ia kthej puthjet”.

Turma shpërtheu në brohoritje.

Por jashtë skenës, gjithçka është më e ndërlikuar. 

Egli ka pranuar publikisht se raporti i tyre ka mbetur një prish-pajtim i vazhdueshëm, ashtu siç ishte edhe gjatë kohës në shtëpinë më të famshme.

More posts