Ja sa ishte gjoba që mori gjyshi që kaloi semaforin me të kuq – reagimi i tij bëhet viral!

Një video që po qarkullon në rrjet ka bërë shumë njerëz të qeshin… por edhe të mendojnë! Një gjysh i moshuar është ndaluar nga policia pasi kaloi rrugën me semafor të kuq, por ajo që bëri bujë ishte përgjigjja e tij plot humor.

Kur efektivi e pyet:

“Pse kalove me semafor të kuq?”

gjyshi, pa u menduar dy herë, i kthehet:

“Po ty s’të pashë!”

Momenti u bë menjëherë viral për natyrën komike të situatës, por historia nuk përfundoi me një të qeshur. Pavarësisht batutës, i moshuari mori një gjobë prej 5 mijë lekësh të reja, një vendim që, sipas burimeve, u mor vetëm për shkak të shkeljes – por u aplikua minimumi i mundshëm pikërisht për shkak të moshës së tij.

Në rrjet ka shpërthyer debati: disa e shohin si një shaka të pafajshme, të tjerë si një sinjal që ligji duhet zbatuar për të gjithë njësoj. Ndërkohë, gjyshi ynë, pa dyshim, na dha një nga momentet më të bukura të ditës!

More posts