Reperi i njohur Ledri Vula ka folur për herë të parë me sinqeritet për raportin me ish-partneren Sara Hoxha dhe lidhjen e saj të re me Erik Fullanin, gjatë një interviste në podkastin e Alketa Vejsiut.
Për herë të parë, Ledri flet për lidhjen e Sarës me Erikun

I pyetur nëse kjo marrëdhënie e re ndikon në bashkëprindërimin e vajzës së tyre, Ledri u shpreh qartë dhe me maturi:
Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është më shumë me rëndësi.”
Deklarata e tij ka prekur shumë ndjekës në rrjetet sociale, ku është vlerësuar për qasjen e qetë dhe përkushtimin ndaj mirëqenies së vajzës së tyre.
Reagimi i Ledrit konsiderohet shembullor për mënyrën se si duhet të funksionojë një marrëdhënie respekti mes ish-partnerëve, kur në mes është një fëmijë.