Karroca e supermarketit për pak sa nuk i mori JETËN fëmijës së saj, nëna e tmerruar vjen me një PARALAJMËRIM të fortë!

28-vjeçarja pretendon se pesha e karrocës u zhvendos duke bërë që ajo të binte pasi nuk kishte frena…

Një nënë e tmerruar pretendon se një karrocë supermarketi Lidl e shtypi foshnjën e saj dhe u përmbys pasi nuk kishte frena.

Lucy Greatbatch kishte dalë në një dyqan Lidl në Leek, Staffordshire me fëmijën e saj 10 muajsh George për të bërë pazaret. Ndërsa merrte artikujt e saj ushqimore, nëna e uli fëmijën e saj në ndenjësen e foshnjës në pjesën e përparme të një karroce pazari.

Fotot tronditëse tregojnë djalin të dëmtuar në kokë dhe me mavijosje në pjesën e prapme të këmbëve të tij.

Përpara se të shkarkonte ushqimet, Lucy thotë se u sigurua të parkonte karrocën në një sipërfaqe të sheshtë. Por pasi arriti të fuste çantën e dytë të blerjes në bagazh, 28-vjeçarja pretendon se pesha e karrocës u zhvendos duke bërë që ajo të binte pasi nuk kishte frena.

Ndërsa George po shërohet nga plagët e tij, Greatbatch ka paralajmëruar prindërit e tjerë për ‘aksidentin e frikshëm’ të foshnjës së saj dhe i nxit ata të kontrollojnë karrocat kur janë në supermarkete. Lidl reagoi dhe tha se i vinte keq për incidentin dhe theksoi se ata kanë karroca të pajisura me rripa për foshnjat.

Greatbatch, nga Wetley Rocks në Staffordshire, tha: “Unë shkova për disa perime dhe disa fruta ndërsa desh mora më qafë femijën për këto. “Isha parkuar në një nga gjiret prindër-fëmijë dhe u futa në të. [Gjatë shkarkimit të blerjeve], e vendosa atë [Karrocën me George] në një vënd të sheshtë.

Një zëdhënës i Lidl tha: ‘Siguria e klientit është e një rëndësie të madhe për ne dhe na erdhi shumë keq kur dëgjuam për përvojën e këtij klienti. Të gjitha karrocat tona të dyqaneve kalojnë nëpër kontrolle rigoroze për t’u siguruar që plotësojnë kërkesat e nevojshme të sigurisë dhe ne kemi disa opsione të ndryshme karrocash të disponueshme për klientët në dyqanin tonë Leek, duke përfshirë karrocat me rripa për foshnjat.”

More posts