“Dëshmia që tronditi Kosovën – Ja si u organizua vrasja e Liridona Ademajt sipas vëllait të saj!”

Në një deklaratë të fuqishme gjatë emisionit FIVE në RTV Dukagjini, Leonard Ademaj, vëllai i së ndjerës Liridona Ademaj, reagoi pas publikimit të raportit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, i cili vërtetoi se Naim Murseli nuk ka probleme mendore.

Sipas Leonardit, ky ishte vetëm një tentim i dëshpëruar i Murselit për të zvarritur procesin dhe për të shpëtuar nga drejtësia.

“Kjo ishte karta e fundit e Naimit. Tani s’ka më justifikime. Presim që gjykata të mos lejojë më zvarritje, por të veprojë me drejtësi dhe vendosmëri”, tha ai.

Ai e përsëriti bindjen e tij se Naim Murseli ishte porositësi dhe organizatori i vrasjes, bashkë me Kushtrim Kokallën, ndërsa Granit Plava ishte ekzekutori. “Të tre kanë bashkëpunuar për të vrarë Liridonën. Ky ka qenë një krim i planifikuar”, theksoi Leonard Ademaj.

Ai gjithashtu bëri thirrje për dënim maksimal, jo vetëm për të sjellë drejtësi për motrën e tij, por edhe për të dhënë një mesazh të fuqishëm për shoqërinë:

“Liridona nuk kthehet më, por ne duam që ky rast të shërbejë si mësim – askush të mos guxojë më të bëjë një akt të tillë.”

Seanca e radhës për këtë rast të rëndë pritet të mbahet të hënën.

More posts