Mbaj kushërinjtë në Gjermani me lekë! Fatmirit nga Thethi që u ‘përdor’ si sukses nga Rama, i ndodh e k*qja e madhe

Thethi, një nga perlat e turizmit malor shqiptar, po përjeton një nga momentet më të zymta mes sezonit më të vrullshëm turistik. Dhjetëra banesa dhe bujtina rrezikojnë të shemben si pjesë e aksionit të qeverisë kundër ndërtimeve pa leje – dhe në krye të listës së urdhrave për prishje ndodhet Fatmir Berisha, një nga sipërmarrësit më të njohur të zonës, i promovuar vetë nga Kryeministri Rama si simbol i suksesit në turizëm.

Fatmiri nuk është një emigrant i kthyer. Ai ka qenë gjithmonë në Theth, dhe në një kohë kur fshati ishte thuajse i braktisur, vendosi të rrezikojë gjithçka për të investuar në vendlindje. Ai mori borxhe që i kalojnë 300 mijë euro, vuri shtëpinë në rrezik, dhe ngriti një bujtinë që sot është një nga më të kërkuarat në Veri, me staf të përhershëm dhe dhoma të rezervuara për muaj me radhë.

Një koment i publikuar në Facebook nga Klodian Zhivani, e përshkruan kështu realitetin e hidhur të Fatmirit:

“Fatmiri kur ka ba at bujtinën që ka sot, gati e ka pas nxjerr jashtë shpia sepse asht fut mbi 300.000 euro borxh. Sot, ai ka nji nder bujtinat me review ma të mira në Veri dhe në 3 mujt e verës nuk ka dhoma lirshem. Ka nji staf që i ka të përhershëm prej tan Shqipnie. Ndërkohë sot, i ka ardh letra për prishje edhe atij, te dy shpizave drunit. Po pret fadromat.”

Nga duartrokitjet e Ramës… në listën për shembje

Vetëm disa muaj më parë, gjatë një takimi në Shirokë ku u prezantua “Paketa e Maleve”, Fatmir Berisha mori fjalën përpara Kryeministrit dhe u kthye në një sensacion kombëtar, duke thënë:

“Kemi njerëz në Gjermani, Itali e disa vende që u çojmë lekë. I kemi thënë hajdeni këtej, se nuk mund t’ju ndihmojmë më. Pagat në Theth janë më të mira se në Greqi – kjo është pak, por e sigurt.”

Deklarata u bë virale, dhe Fatmiri u kthye në një ikonë të politikës së re të turizmit malor që po predikonte qeveria: “Bëni turizëm në vend, mos ikni!”

More posts