Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë.
Si ne filma! I riu zbret nga “Porsche” dhe futet në det, policia e pret me skaf dhe i ben gjëmën

Mësohet se një person ka tentuar të arratiset duke u hedhur në det pas ndalimit të një automjeti tip “Porsche” Panamera nga policia.
Por gjatë tentativës për të ndaluar automjetin ku ndodheshin tre persona, njëri prej tyre u largua me vrap dhe u hodh në det, duke tentuar të shmangë kontrollin policor.
Gjithashtu i dyshuari mbante një çantë rreth qafës, ndërsa dy të tjerët u ndaluan dhe u shoqëruan nga forcat “Shqiponja
Siç shihet edhe në pamje dhjetëra efektivë policorë ishin të pranishëm në shëtitoren e qytetit, ndërsa i dyshuari po notonte në det.