Arrestimi i Noizyt në Zvicër, ka bërë bujë në media. Sipas raportimeve nga mediat lokale në Zyrih, ndalimi është kryer me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Për këtë arsye, arrestimi i tij ngre pikëpyetje serioze për përfshirjen e tij në një vepër të rëndë penale, të dyshuar të jetë kryer në territorin zviceran ose që përfshin juridiksionin e këtij shteti.
Sherri që çoi në burg Noizyn, historia që u mbajt sekret! Denoncimi nga personazhi i Tik-Tok, reperi paralajmëron padi

Sipas ligjit zviceran, një vepër penale e kryer jashtë Zvicrës siç është rasti i incidentit të ndodhur më herët në Kosovë për të cilin Noizy është gjobitur me 15 mijë euro mund të ndiqet penalisht në Zvicër vetëm nëse plotësohen disa kushte të rrepta: Autori ndodhet në Zvicër; Vepra është e dënueshme si në Zvicër, ashtu edhe në vendin ku është kryer. Megjithatë, ekipi menaxherial i artistit ofron një version tjetër të ngjarjes. Në një deklaratë, përfaqësues të afërt të Noizyt kanë sqaruar se bëhet fjalë për një ngatërresë me natyrë administrative, duke përjashtuar çdo përfshirje në ndonjë çështje penale apo hetim aktiv.
“Të gjithë jemi të habitur dhe të zhgënjyer nga mënyra si ndodhi kjo. Nuk është ende e qartë se çfarë ka çuar në këtë ndalim, por duket të jetë një keqkuptim i pastër”,- kanë deklaruar burime pranë reperit.
Ata shtojnë se situata është në proces sqarimi dhe se artisti nuk ka pasur kurrë probleme të mëparshme me autoritetet zvicerane. Ndërkohë, janë mohuar, gjithashtu, zërat që lidhin arrestimin me një përplasje të mundshme me një personazh të njohur të rrjeteve sociale. Menaxheri, familja dhe miqtë e ngushtë të Noizyt kanë sqaruar se reperi nuk është përfshirë në asnjë konflikt dhe i qëndron larg çfarëdolloj përplasjeje publike apo personale. Por vetëm pak ditë pas ndalimit, Noizy ka dalë, duke sqaruar se gjithçka ishte një shpifje. Artisti pretendon se prangosja e tij ishte pasojë e një shpifjeje, ndërsa shton se autori do të përballet me pasoja ligjore.
“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët fatkeqësisht nuk munda të performoja të shtunën në mbrëmje. Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimi maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve”, shkruan reperi në “Instagram”.