Publikohen pamjet kur 35-vjeçari përfundon në motorin e avionit (Kujdes pamje të rënda)

Një ngjarje tronditëse ndodhi mëngjesin e së martës në aeroportin Milan Bergamo, ku një burrë humbi jetën në mënyrë tragjike duke u hedhur në motorin e një avioni.

Andrea Russo, 35 vjeç nga Calcinate (afër Bergamos), nuk ishte pasagjer dhe as pjesë e stafit të aeroportit. Ai mbërriti në aeroport me një Fiat 500 të kuqe, e braktisi makinën dhe hyri me vrap në ndërtesën e terminalit, pa pasur biletë udhëtimi.

Shmangu policinë dhe hyri në pistë

Russo arriti të hyjë në një zonë të ndaluar që çon drejt pistës së fluturimit. Dy efektivë të Policisë së Kufirit tentuan ta ndalonin, por ai u shkëput dhe u drejtua me vrap drejt një avioni që po përgatitej për fluturim – një Volotea Airbus A319 me destinacion Asturias, Spanjë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur ai afrohet fillimisht në motorin anësor të djathtë (starboard), tenton të hidhet, bie përtokë dhe ngrihet sërish. Ndërkohë, stafi i pistës përpiqet ta ndalojë.

Akt tragjik para syve të stafit

Russo më pas mori një kthesë të gjerë dhe me një vrap të shpejtë u hodh drejt motorit të majtë (port side) të avionit. Në atë moment, u pa duke u futur në pjesën e përparme të motorit ndërsa stafi i aeroportit u mbulua me duar nga tmerri, pa mundur të bëjë asgjë për ta ndalur.

Ai humbi jetën menjëherë. Pamjet janë cilësuar si shumë të rënda dhe autoritetet kanë nisur hetime për rrethanat e ngjarjes.

More posts