Gazeta Insajderi ka siguruar raportin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, që tregon gjendjen e shëndetit mendor të Naim Murselit. Në këtë raport janë zbuluar edhe detaje të reja rreth fëmijërisë së tij të vështirë.
Deklarata tronditëse e Naim Murselit para mjekëve të psikiatrisë

Sipas raportit, Murseli ka deklaruar se ka pasur një fëmijëri të vështirë, ku ka përjetuar dhunë fizike nga babai i tij.
Ai ka rrëfyer edhe si motra e madhe kishte ikur nga shtëpia dhe ka jetuar në strehimore deri në 18 vjet.
Sipas z.Murselit, fëmijëria e tij ka qenë e keqe, ka përjetuar dhunë nga i ati i cili disa herë thotë se më ka mbyllur në shpajz dhe si djali i parë në familje nuk ka qenë i privilegjuar, përkundrazi ai shton: “babai më ka rrahur disa herë me kabëll, BABA ka qenë i dhunshëm, motra e madhe ka ikur nga shtëpia në moshën 15 vjeçe pastaj ka shkuar në strehimore/social dhe me 18 vjet është martuar me suedez””, thuhet në raportin e siguruar nga Insajderi.