Ervin Salianji është liruar sot nga burgu, pas përfundimit të një viti dënim, dhe rikthimi i tij në skenën politike po shkakton lëkundje serioze brenda Partisë Demokratike.
Pasi dhe Grida e pranoi publikisht lidhjen, Salianji i futet me yrysh garës për kreun e PD, si do e largoje Sali Berishen?

Ish-deputeti demokrat ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 17:00 në selinë blu, ku, sipas burimeve të brendshme, pritet të shpallë zyrtarisht kandidaturën për drejtimin e PD-së.
Edhe pse i izoluar për një vit, Salianji ka ruajtur ndikimin e tij në radhët e partisë, duke u mbështetur nga një pjesë e konsiderueshme e deputetëve demokratë. Kjo e bën atë një konkurrent të fortë në garën për kryetar.
Rikthimi i tij ka ngjallur tensione të ndjeshme te grupimi që mbështet aktualisht Sali Berishën, ndërsa ashpërsimi i garës për drejtimin e PD-së pritet të thellohet ditët në vijim.
Salianji shihet nga shumë anëtarë të PD-së si një figurë e re me profil opozitar të artikuluar, që mund të përfaqësojë një alternativë të re kundrejt lidershipit aktual. Ai është përfolur prej kohësh si një zë i fortë kundër drejtësisë së politizuar dhe si një nga denoncuesit më të zëshëm të mazhorancës.