Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës pasditen e së martës, më 8 korrik. Një kapiten anijeje, i njohur për përkushtimin ndaj turizmit dhe sigurisë në liqen, humbi jetën në një akt heroik, teksa po përpiqej të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në ujë.
E FUNDIT! Kapiteni sakrifikon jetën për të shpëtuar turistët – ngjarja që tronditi Shkodrën!

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, rreth orës 16:32, shtetasi A. A., 51 vjeç, kapiten i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, u mbyt pasi u hodh në ujë për të ndihmuar dy vizitorë që rrezikonin të mbyteshin. Për fat të mirë, të dy turistët u shpëtuan dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Kapiteni, i cili për shumë vite kishte shërbyer me përkushtim në shërbimet turistike të Bashkisë Shkodër, u bë simbol i guximit dhe sakrificës. Ndërkohë, autoritetet vijojnë kërkimet për trupin e tij në ujërat e liqenit.
🕊️ Një akt trimërie që nuk do të harrohet…