Ish-ministri i Transportit i Rusisë, Roman Starovoit, vrau veten të hënën, pasi u shkarkua nga Presidenti Vladimir Putin, thanë autoritetet ruse. Lajmi është raportuar nga faqja e internetit e gazetës “Izvestia”.
Sapo ishte shkarkuar , gjendet i vdekur ish ministri.

Starovoit u gjet i vdekur në makinën e tij me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në Odintsovo pranë Moskës.
Pas 14 muajsh në detyrë, presidenti rus Vladimir Putin e shkarkoi sot nga posti Ministrin e Transportit Roman Starovoit.
Kremlini e njoftoi këtë në kanalin e tij Telegram pa dhënë arsyet e vendimit. Zëvendësministri Andrei Nikitin u emërua ministër i përkohshëm në pritje të miratimit nga Duma dhe u prit nga vetë Putini.
Leave a Reply