Edi Rama paraditen e së hënës ka mbërritur në qytetin e Vlorës ku ka zhvilluar një mbledhje me grupin e punës, takim i cili ka zgjatur rreth 45 minuta, e më pas kryeminsitri ka dalë për inspektim në qytet.
“O Edi…O Edi”/ E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’a ke që bërtet…

Mësohet se ka qenë një numër i lartë i qytetarëve që kanë dashur të takojnë kryeministrin Rama i cili është shfaqur i tensionuar për shkak se nuk i ka pëlqyer puna e bashkisë se Vlores.
Ajo çfarë ka rënë në sy gjatë vizitës së Ramës në qytetin bregdetar, është një e moshuar e cila kërkon me këmbëngulje një takim me kryeministrin Rama lidhur me një shqetësim të sajin.
“O Edi, o Edi”, dëgjohet të thërrasë vazhdimisht e moshuara.
Zonja ka arritur të tërheqë vëmendjen e kryeministrit Rama, teksa ky i fundit teksa ndalet iu kundërpërgjigj: “Ç’a ke që bërtet?”