Rodos: “Më preku në organet gjenitale” – Denoncimi i 16-vjeçarit çoi në arrestimin e një 94-vjeçari
Plaku grek 94 vjeç shuan epshet me një djalë 16 vjeçar. Dëshmia e të miturit është shokuese

Tronditje ka shkaktuar në Rodos të Greqisë denoncimi i një 16-vjeçari për ngacmim seksual nga një 94-vjeçar, i cili u arrestua të hënën në mesditë në zonën Mandraki.
Sipas dëshmisë së të miturit, ai ndodhej në një stacion autobusi për t’u kthyer në shtëpi, kur pa të moshuarin t’i sillesh rrotull në mënyrë të çuditshme.
Fillimisht përpiqej të kuptonte çfarë kërkonte i moshuari, por ai nuk fliste. Kur djali u largua, 94-vjeçari e ndoqi, iu afrua dhe i tha: “Je një djalë shumë i bukur”.
Sipas 16-vjeçarit, më pas i moshuari e preku në duar dhe më pas në organet gjenitale, sipër rrobave. Djali u largua menjëherë dhe njoftoi policinë.