Prej vitesh një ndër figurat më të njohura të televizionit shqiptar, Alketa Vejsiu ka qëndruar vazhdimisht larg vëmendjes kur bëhet fjalë për jetën private.
Pse nuk flet për bashkëshortin asnjëherë?”/ Alketa Vejsiu shtang ndjekêsin per pyetjen rreth jetës private

Ndryshe nga shumë personazhe publikë që ndajnë çdo detaj të përditshmërisë, moderatorja ka ruajtur një qëndrim të prerë: asnjë foto apo informacion publik për bashkëshortin dhe fëmijët e saj.
Gjatë një sesioni pyetjesh në Instagram, një ndjekës e ka pyetur drejtpërdrejt: “Pse nuk flet për bashkëshortin në asnjë moment?” Përgjigjja e Alketës ishte e qartë:
E vetmja gjë që kemi pasur me marrëveshje që në fillim. Familjen s’e kemi për konsum e famë. Ai biznes, unë showbizz, s’i kemi përzjerë. Përputhet me natyrën time të rezervuar kur bëhet fjalë për gjërat e shenjta dhe të shtrenjta.”
Kjo përgjigje e ka sqaruar edhe një herë qëndrimin e moderatores, duke lënë të kuptohet se për të, ruajtja e privatësisë familjare është një parim i palëkundur dhe jo një çështje momentale.