Pas më shumë se tre vitesh nga një prej ngjarjeve më të rënduara që tronditi opinionin publik shqiptar, Gjykata e Lartë ka dhënë vendimin përfundimtar në çështjen penale ndaj ish-efektivit të forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen me dashje të 25-vjeçarit Klodian Rasha.
E kujtoni policin m*zor që vr*u Klodian Rashën në karantinë? Nuk e besoni ç’ka ndodhur sot me te

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Hajdaraj, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila e kishte shpallur fajtor për vrasje me dashje dhe e kishte dënuar me 18 vite burg. Por për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, Hajdaraj do të vuajë 12 vite burgim efektiv.
Po ashtu, u rrëzua edhe rekursi i Prokurorisë, e cila kishte kërkuar dënimin maksimal prej 20 vitesh dhe mospranimin e gjykimit të shkurtuar, duke pretenduar se rrethanat e veçanta të ngjarjes nuk përmbushnin kushtet për këtë procedurë. Por Gjykata e Lartë nuk i pranoi këto argumente dhe i qëndroi vendimit të Apelit.
Si ndodhi vrasja e Klodian Rashës?
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit 2020 në Tiranë, gjatë orës policore të vendosur për shkak të pandemisë. Klodian Rasha, një 25-vjeçar që po ecte në rrugë pranë banesës së tij, u qëllua për vdekje nga efektivi Nevaldo Hajdaraj.
Sipas akt-ekspertimit dhe pamjeve filmike të sekuestruara nga Prokuroria e Tiranës, Rasha ishte në ikje e sipër, ndërsa Hajdaraj kishte hapur zjarr nga një distancë prej 4–5 metrash. Në një moment, ish-polici u shtri në trotuar dhe qëlloi dy herë me armën e shërbimit, një nga plumbat duke e goditur viktimën në shpinë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.