Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt në Prishtinë është shtyrë, pasi Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka kërkuar kohë shtesë për ekzaminimin e të akuzuarit kryesor, Naim Murselit.
Pas kontrollit, Instituti i Psikiatrisë del me vendimin e papritur për Naim Murselin

Si pasojë, seancat e planifikuara për datat 2 dhe 9 korrik në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë anuluar.
Murseli, i cili akuzohet për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij më 29 nëntor 2023, u deklarua i pafajshëm në seancën fillestare më 31 janar.
Bashkë me të janë në bankën e të akuzuarve Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj. Ky i fundit e ka pranuar fajin dhe është dënuar me 5 vite burg dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Murseli ka organizuar vrasjen në bashkëpunim me nipin e tij, Kokallën, dhe Granit Plavën, të cilit i ishte premtuar shpërblim prej 30 mijë euro.