Ngrihen akuza: A ka gënjyer i vetmi që i shpëtoi tragjedisë ajrore në Indi?

Aktorja e njohur indiane, Suchitra Krishnamoorthi, ka shkaktuar një reagim të fortë negativ në rrjetet sociale pas një postimi të saj në platformën X, ku akuzonte Vishwash Kumar Ramesh, shtetasin britanik i cili besohet të jetë i vetmi i mbijetuar i aksidentit ajror të Air India AI171, për gënjeshtra.

Në komentin e saj, Krishnamoorthi shprehu dyshime mbi vërtetësinë e deklaratave të Ramesh, duke pyetur: “Pra, ky #vishwaskumarramesh gënjeu që ishte pasagjer në avion dhe i vetmi i mbijetuar? Kjo është vërtet e çuditshme…” Ajo madje shkoi më tej duke aluduar në mënyrë të dyshimtë edhe për ceremoninë mortore të vëllait të tij, Ajay, i cili humbi jetën në të njëjtin aksident tragjik, duke lënë të kuptohet se e gjithë ngjarja mund të ishte e sajuar.

Vërshim kritikash nga ndjekësit dhe përdoruesit e tjerë të rrjeteve sociale, të cilët e akuzuan për mungesë totale ndjeshmërie ndaj një tragjedie të tmerrshme që preku dhjetëra familje në Indi, Britani dhe vende të tjera. Duke u ndjerë nën presionin e madh publik, Krishnamoorthi fshiu postimin e saj dhe më pas publikoi një kërkim faljeje: “E hoqa postimin për të mbijetuarin e aksidentit të Air India. Duket se ishte një lajm i rremë. Kërkoj ndjesë.”

Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, nga Leicester, Mbretëria e Bashkuar, është personi që konsiderohet i vetmi i mbijetuar nga aksidenti tragjik i Air India. Ngjarja ndodhi më 12 qershor në Ahmedabad, Indi, kur një avion Boeing 787 Dreamliner, me numër fluturimi AI171, u përplas pranë një konvikti mjekësor. Fatkeqësisht, në këtë aksident humbën jetën 241 persona që ndodheshin në bord dhe të paktën 30 të tjerë në tokë. Ramesh arriti të shpëtojë nga rrënojat e avionit përmes një vrime në trupin e tij, duke pësuar vetëm disa dëmtime të lehta. Pas marrjes së trajtimit mjekësor, ai mori pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të tij, Ajay, i cili ishte një nga viktimat e shumta të kësaj tragjedie. Ramesh më parë ka deklaruar për gazetën The Sun: “Është një mrekulli që jam gjallë.

More posts