Detaje shokuese! Babai pranon se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur: ‘Ndodhi vetëm një herë’. E vogla: Ka ndodhur që kur isha 5 vjeç

FIER- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Patos të Fierit, ku një 36-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur.

Ngjarjen e ka denoncuar vetë 12-vjeçarja në polici ku në praninë e psikologes ka thënë se është përdhunuar nga i ati që kur ishte 5 vjeç. Pas arrestimit, 36-vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka pretenduar se ka ndodhur vetëm një herë.

Lidhur me ngjarjen ka folur dhe nëna e të miturës, ku ka deklaruar se ngjarjen e ka mësuar në polici. Ajo ka treguar se aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qendrën Rehabilituese për viktimat e abuzimit seksual “Lilium”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

More posts