Para disa ditesh, një djalë gjeti në një nga plazhet e Sarandës një portofol të mbushur me para dhe bëri ç’bëri, ia dorëzoi të zotit.
I kthen portofolin me 1400 euro të zotit ne Ksamil, pronari “i rregullon” jetën djalit

Ai tregoi se portofolin e kishte gjetur pranë një shkurreje në Ksamil dhe se nuk u mendua dy herë, por ia dh pronarit, edhe pse brenda në të ndodhej një shumë e konsiderueshme parash.
Ndërkaq, surpriza ishte e madhe edhe për vetë djalin që bëri veprimin për t’u marrë shembull.
Ishte i zoti i portofolit ai që e shpërbleu më së miri, duke fituar kështu jo vetëm një mik më shumë, por edhe disa para, falë gjestit që kreu.
Ky është shpërblimi që mora nga zotëria. Janë plot 650 euro, 100 franga dhe 50 mijë lekë shqiptare. Dmth zotëria me dha gjysmat e shumës së gjetur dhe në fund të fundit bëra një mik të mirë.