Moment epik në konferencë: Gazetarja “zë ngushtë” Albin Kurtin – përgjigjja për Shqipërinë shkakton shpërthim të madh të qeshurash! (VIDEO)

Në një konferencë për shtyp që pritej të ishte serioze, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u vu në siklet nga një gazetare e cila i bëri një pyetje që për pak sa nuk e la pa fjalë.

“Ma gjeni një shtet në Evropë,” – pyeti Kurti – “ku partia e parë është më e madhe se e dyta dhe e treta së bashku!”

Pa u menduar gjatë, gazetarja e pranishme i kthehet me qetësi, por goditshëm: “Shqipëria.”

Në atë moment, salla shpërtheu në të qeshura, përfshirë edhe vetë Albin Kurtin, i cili nuk mundi të përmbante dot reagimin e tij dhe qeshi bashkë me të pranishmit.

Videoja e momentit është bërë virale në rrjetet sociale, ku ndjekësit po e komentojnë si një nga situatat më të çuditshme, por edhe më të sinqerta në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri.

Komentet nuk kanë munguar:

“Gazetarja e tha troç atë që të gjithë e mendojnë,” – shkruan një komentues.

“Albin Kurti u ‘çmontua’ me një fjali. Bravo për sinqeritetin dhe sportivitetin,” – shkruan një tjetër.

📹 Shiko videon e plotë në koment!

👇

More posts