Deputeti Erion Braçe ka reaguar ashpër për çmimet ‘stratosferike’ të fruta dhe perimeve në Tiranë.
Çmimet “stratosferike” të fruta-perimeve, Braçe shpërthen: Të “shkrihet” me urgjencë…

Në një reagim në rrjete sociale, teksa vë në dukje çmimet e larta, ai thotë se këto fruta dhe perime janë të stinës, që normalisht duhet të kishin çmime të drejta, ndërsa kërkon ndërhyrje emergjente kundër këtyre abuzimeve.
Deputeti Braçe bën gjithashtu edhe disa propozime, duke nisur nga “shkrirja” e Tregut Agroushqimor në Tiranë, që zotërohet nga kompania e sipërmarrësit Klodian Allajbeu, që sipas të cilit abuzimi me tarifat ka rritur kostot e produkteve.
“SA TË BLESH TË HËNË ËSHTË TMERR, MBASE EDHE ÇDO DITË TJETËR; PERIMET E FRUTAT JANË SHUMË SHTRENJTË! Domate 110-130 lekë/kg, Kastraveci 100-110 lekë/kg, Bizele 300 lekë/kg, Mashurka 250-270 lekë/kg, Speca 150 lekë/kg, Qershi 650-1000 lekë/kg, Nektarine 280-300 lekë/kg, Shalqi 50-60 lekë/kg; TË GJITHA JANË PERIME E FRUTA TË STINËS; Dmth tani kanë periudhën kur bëhen masive e normalisht duhet të kishin ÇMIME të tjera, ÇMIME TË DREJTA!JOOOOO, NUK JANË!
Çfarë propozoj unë? – Shpërbërjen e Tregut të Autostradës; abuzimi me tarifa atje është skandaloz dhe rrit koston e çdo produkti; – Hapjen e tregjeve publike për BUJQIT – jo tregtarët; të shesin bujqit prodhimin e tyre pa kostot e ndërmjetësve abuzivë; – Barazimin e TVSH-së së brendshme; në skemën aktuale produktet bëhen deri 20% MË TË SHTRENJTA KOT; FISKALIZIM nga bujku te blerësi i fundit si për çdo produkt“, shkruan Braçe.