Pas gjithë kritikave që pasuan episodin e tij me Gjestin në Big Brother VIP, Jozi Marku po tregon se nuk ka ndërmend të heshtë – as në rrjete sociale dhe as në skenë.
Ledri tha se nuk do bashkëpunonte me të, reagon për herë të parë Jozi

Sonte, këngëtari konfirmoi se do të udhëtojë javën tjetër drejt Kosovës për një performancë në një dasmë, duke theksuar se “publiku kosovar e do, e fton dhe e zgjedh”
Por komentet në Instagram nuk kanë munguar. Në një story, një ndjekës i rikujtoi deklaratën e Ledri Vulës, i cili së fundmi tha se do të bashkëpunonte me Gjestin, por jo me Jozin.
Në reagimin e tij, Jozi ka ironizuar duke thënë:
“Kingjat në tufë, luani vetëm në fron.”