Një vajzë shqiptare shkoi për studime në Londër dhe atje njohu dashurinë e jetës së saj, Henrin.
E mbani mend shqiptaren që u martua me një njeri me ngjyrë? E trishtë çfarë ka ndodhur me të

Siç tregon ajo, pas shumë vitesh miqësie, Henri i bëri pyetjen e ndjeshme: “A mund të jem unë ngjyra jote?” Përgjigja e saj ishte një puthje.
Pas dy vitesh marrëdhënie të bukur, ajo mbeti shtatzënë. Por, kur ua tregoi prindërve lajmin, ata i kërkuan të abortonte. Arsyeja? Nuk mund të pranonin një dhëndër me ngjyrë.
Pavarësisht dhimbjes, ajo vendosi ta mbante fëmijën. Pas disa vitesh, u kthye në Shqipëri për t’u treguar prindërve nipin e tyre, me shpresën se dashuria prej gjyshërish do t’i zbutte. Por sapo panë që fëmija kishte trashëguar ngjyrën e babait, reagimi i tyre ishte i ftohtë dhe i ashpër:
“Çoje djalin ta rrisë i ati, dhe vetëm atëherë do jesh përsëri vajza jonë.”