Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Stambollit dhe opinionin publik në Turqi, pasi një vajzë 18-vjeçare shtatzënë u vra me armë zjarri nga i fejuari i saj 19-vjeçar, në atë që po konsiderohet si një tjetër rast i dhunës ekstreme ndaj grave nën justifikimin e “nderit”.
Tro*ditëse/ I riu v*et ish-të fejuarën që kishte mbetur shtatzënë nga..

Viktima, Oya Budak, ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë kur u qëllua për vdekje me armë zjarri në gjoks dhe në vesh.
Sipas raportimeve të medias lokale dha.com.tr, Oya kishte qenë më parë viktimë e një abuzimi seksual, nga i cili kishte mbetur shtatzënë. Për të shmangur skandalin, familjet vendosën për një fejesë mes saj dhe autorit, Samet, 19 vjeç. Por, pas marrjes vesh për shtatzëninë, ai vendosi të anulojë fejesën.
Të enjten në mbrëmje, Samet e telefonoi Oya-n dhe e ftoi të takoheshin për një bisedë. E reja pranoi dhe shkoi në takim së bashku me vëllain e saj 13-vjeçar. Në rrethana ende të paqarta, i riu nxori armën dhe qëlloi Oya-n me dy plumba duke i shkaktuar plagë të rënda.
Pas ngjarjes, autori u largua me makinën e të atit duke u përpjekur të arratisej. Banorët e zonës, të alarmuar nga zhurmat e konfliktit, njoftuan menjëherë policinë.