Deklarata e Sylvinho pas fitores historike ndaj Serbisë:

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, foli me emocion pas fitores së madhe në Beograd, duke e cilësuar si një nga fitoret më të bukura të karrierës së tij, por edhe duke theksuar se ende nuk ka përfunduar asgjë.

🎙️ Sylvinho u shpreh:

“Jam shumë i lumtur për këtë fitore, shumë i lumtur për djemtë.

Kjo është një nga fitoret më të bukura të karrierës sime, por s’kemi mbaruar ende.

Na presin edhe dy ndeshje shumë të vështira.

Besomëni, është hera e parë në histori që jemi kaq afër kualifikimit për në Botëror, dhe kjo më bën shumë krenar.”

🇦🇱 I pyetur për zgjedhjet taktike, trajneri kuqezi sqaroi:

“Zgjodhëm Uzunin sepse deshëm të krijonim më shumë hapësira përpara.

Ai ka shpejtësi, energji dhe besim, dhe kjo na ndihmoi shumë në lojën tonë.”

⚽ Për menaxhimin e presionit, Sylvinho tregoi qetësinë që e karakterizon:

“Ne thjesht bëjmë lojën tonë.

Patëm momente shumë të vështira ku ata mund të na shënonin, por s’ja dolën dot.

Më e rëndësishmja është që morëm 3 pikë, dhe jam shumë i lumtur për këtë.”

🔥 Me këtë fitore, Shqipëria mban gjallë ëndrrën e madhe drejt Botërorit 2026, ndërsa Sylvinho u konfirmua si arkitekti i një skuadre që beson deri në fund!

More posts