Broja: Ishim të vendosur për fitore, ndeshje shumë e vështirë!
Broja mesazh Serbisë: Ne nuk dorëzohemi kurrë!”

Pas triumfit historik 1-0 të Shqipërisë ndaj Serbisë, sulmuesi kuqezi Armando Broja ka folur për “Klan Kuq e Zi”, duke shprehur emocionet e mëdha që përjetoi skuadra pas këtij suksesit monumental.
Broja theksoi se ndeshja ishte jashtëzakonisht e vështirë, por ekipi hyri në fushë me një qëllim të qartë: të fitonte me çdo kusht.
Sipas tij, vendosmëria dhe uniteti i skuadrës ishin çelësi i fitores, ndërsa ky rezultat do të mbetet gjatë në histori për futbollin shqiptar.