🟥 LIVE NGA BEOGRADI – HEROI I MBRËMJES REY MANAJ PREK ME FJALËT E TIJ PAS FITORES HISTORIKE 🇦🇱🔥

Pas një ndeshjeje dramatike dhe plot emocione, Rey Manaj, njeriu i momentit dhe heroi i kombëtares shqiptare, ka folur me lot në sy për golin që i dha fitoren Shqipërisë ndaj Serbisë! 🇦🇱⚽

🎙️ Rey Manaj, emocionuar, u shpreh:

“Zoti s’deshi që ta festoja herën e parë kur humba penalltinë…

Por këtë herë nuk gabova. Jam shumë i lumtur për këtë fitore.

Presioni këtu ishte më i madh se në Tiranë — sot duhej të fitonim, s’kishim rrugë tjetër.

O do fitonim sot, o do humbnim çdo shpresë.

Ky ishte goli më i rëndësishëm i gjithë karrierës sime.

Po të më thoshin: hiq 10 vite nga karriera për këtë gol, do e kisha bërë pa menduar dy herë.

Tani duam vetëm të festojmë, asgjë tjetër.”

🇦🇱 Më pas, presidenti i FSHF-së Armando Duka është afruar dhe ka komentuar shkurt, me emocione të përmbajtura:

“Ne e meritonim këtë fitore… vetën e mbajta pak, por e meritonim plotësisht.”

🔥 Një mbrëmje historike, një gol që do të mbetet në kujtesën e çdo shqiptari — Rey Manaj, emri që do të kujtohet gjatë!

📲 Në rrjetet sociale, tifozët janë çmendur:

“Ky është goli i një populli!”

“Nga Shkodra në Beograd, Manaj bëri historinë!”

More posts